Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Zveçan për kanosje të motrës së tij sepse ajo punonte në institucione të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës e ka iniciuar rastin si “ngacmim”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në vazhdimësi kishte kanosur verbalisht motrën e tij viktimën femër kosovare duke e akuzuar atë se pse po punonte në institucionet e Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. / Gazeta Enigma.