Zveçan: KFOR-i largon telat gjemborë

Zveçan: KFOR-i largon telat gjemborë

Pak më parë nga ushtarët e KFOR-it, janë hequr telat gjemborë të cilat kanë qëndruar për disa ditë rresht afër ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Kjo dëshmon për situatën aktuale të qetë në ketë komunë, ndërsa protestuesit para pak çastesh shpalosën një pano me mbishkrimin “Zveçanit është i përhershëm”, në alfabetin cirilik.

Protestuesit të cilët janë në numër më të vogël se zakonisht, kryesisht gra, janë duke qëndruar nëpër tendat e improvizuara para ndërtesës së kësaj komune, njofton ‘Telegrafi’.

Pjesëtarët e KFOR-it janë para objektit komunal dhe po qëndrojnë përballë protestuesve.

Related Articles