Babai i Messit: Leo dëshiron të kthehet në Barcelonë

Babai i Messit: Leo dëshiron të kthehet në Barcelonë

Babai i Leo Messit, Jorge Messi ka folur publikisht për mundësinë e rikthimit të futbollistit argjentinas në Barcelonë.

Skuadra katalunase po kërkon me ngulm rikthimin e argjentinasit në ekip, pasi Messi u largua nga PSG.

Babai i Messit, Jorge Messi ka theksuar se futbollisti e do rikthimin dhe kjo mund të ndodhë.

“Leo dëshiron të kthehet në Barça dhe unë gjithashtu do të doja që ai të kthehet. Ne besojmë se Leo mund të kthehet”, tha shkurtimisht Jorge.

Kujtojmë se momentalisht Jorge Messi dhe Laporta po drekojnë dhe po diskutojnë për një kthim të mundshëm.

Related Articles