Zvicër: Dy vite burgim për prodhuesin e djathit, produket e së cilit lanë të vdekur 7 persona

Zvicër: Dy vite burgim për prodhuesin e djathit, produket e së cilit lanë të vdekur 7 persona

Djathi u bë shkaktar që shtatë persona të kenë vdekur dhe shumë të tjerë të ishin sëmurë para disa vitesh në Zvicër.

Këta të fundit kishin konsumuar djathë nga një prodhues në kantonin Schwyz në Zvicër,  i cili u dënua pas katër vitesh hetime.

2 vjet burg me kusht për vrasje nga pakujdesia, iu shqiptuan ish-djathëbërësit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, transmeton Gazeta Enigma.

Me kusht është shqiptuar edhe një gjobë shtesë prej 80 pako ditore prej 120 frangash secila (afërsisht 122 euro).

I pandehuri gjithashtu u dënua për akuza të shumta për shkaktimin e lëndimeve trupore dhe shkelje të ligjit për ushqimin.

Ndërkaq djathëbërësi i dënuar shprehu ngushëllimet e tij për të gjithë të prekurit në gjykatë dhe tha se i vjen keq për incidentin e nodhur.

Kujtojmë se, mes vitit 2018 dhe 2020, gjithsej 34 konsumatorë u sëmurën nga produktet nga fabrika tashmë e mbyllur e djathit në Steinerberg në kantonin Schwyz. / Gazeta Enigma

Related Articles