Në maj të këtij viti një 22 vjeçar nga Kosova e kishte shkatërruar një makinë të tipit “Ferrari”, gjatë një gare me makina në Dietikon në Zvicër.
Me këtë Prokuroria ka ngritur akuzë kundër tij dhe kundër një shtetasi zviceran.
Kjo u konfirmua edhe nga Zyra Kantonale e Prokurorisë.
Pas aksidentit kosovari i cili voziste Ferrarin është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme makina ka pësuar dëme të mëdha materiale sa që Ferrari është dashur të dërgohet për skrap (hekura).
Kosovari gjendet ende në paraburgim tash e shtatë muaj.
Përplasja ka ndodhur kur ai po shkonte në drejtim të Spreitenbach-ut kur automjeti kishte rrëshqitur për shkak të shpejtësisë së tepruar dhe ishte përplasur në një mur.
Prokuroria publike Limmattal e ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën e Qarkut në Dietikon në fund të shtatorit, shkruan Limmattaler Zeitung përcjell Klankosova.tv.
Kjo prokurori e akuzon 22 vjeçarin për “shkelje të rëndë të cilësuar të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Në garë ishte i përfshirë edhe një zviceran.
Sipas njoftimit të prokurorit publik, në lidhje me aksidentin është zhvilluar edhe një procedurë tjetër.
“Në rrjedhën e hetimeve është konstatuar se 22-vjeçari kosovar para aksidentit në Dietikon ka qenë duke garuar me një shofer tjetër, zviceran, i lindur në vitin 1966″.
Prandaj, Prokuroria publike Limmattal ka ngritur akuzë po ashtu edhe kundër tij, në Gjykatën e Qarkut, të Dietikonit në fund të shtatorit 2021.
Është për brengosje se rruga lokale në Dietikon, në një pistë garash./Gazeta Enigma/