Zvicerani qëlloi me armë dhe plagosi djaloshin kosovar për shkak të zhurmës, dënohet me 6 vite burg

Zvicerani qëlloi me armë dhe plagosi djaloshin kosovar për shkak të zhurmës, dënohet me 6 vite burg
Një burrë nga Zvicra është, i cili ishte  bezdisur nga zhurma e të rinjve në oborr te shkollës ka qëlluar me armë drejt tyre, dhe si pasojë e shkrepjes së zjarrit ka plagosur një kosovar 21 vjeçar.

Burri që ka qëlluar me pushkë një të re në një kënd lojrash në Ebikon LU është fajtor për tentim vrasjeje të qëllimtë dhe dënohet me 6 vjet e 2 muaj burg, transmeton albinfo.ch. Gjykata kantonale e Lucernit ka konfirmuar aktgjykimin e gjykatës penale, është bërë e ditur sot.

39-vjeçari zviceran duke vëzhguar të rinjtë në oborrin e shkollës aty afër nga ballkoni i tij në vitin 2017, qe ndier i bezdisur nga zhurma e tyre, shkruan sda.ch.

Pastaj ai ka nxjerrë armën e ushtrisë, një pushkë automatike, e ka mbushur, e ka drejtuar në drejtim të grupit prej rreth dhjetë të rinjsh nga një distancë prej 50 metrash dhe ka tërhequr këmbëzën, trasnmeton albinfo.ch. E shtëna ka goditur në pjesën e sipërme të trupit një kosovar atëherë 21-vjeçar dhe e ka plagosur rëndë.

Në fund të vitit 2021, Gjykata Penale e kishte dënuar autorin me 6 vjet e 2 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe rrezikim të shumëfishtë të jetës.

Related Articles