Policia jep detaje nga aksidenti në Çagllavicë ku u aksidentuan 9 vetura

Policia jep detaje nga aksidenti në Çagllavicë ku u aksidentuan 9 vetura

Nëntë vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur në Çagllavicë rreth orës 15:20, raporton Gazeta Enigma.

Zëdhënësja e POlicisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar këtë aksident zingjiror për Gazetën Enigma.

Ahmeti ka bërë të ditur se tri vetura kanë qenë në lëvizje, kurse gjashtë tjera të parkuara.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara).  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Related Articles