Zymer Bytyqi nuk ndalet te Konyaspor, shënon golin e gjashtë sezonal

Zymer Bytyqi nuk ndalet te Konyaspor, shënon golin e gjashtë sezonal

Sulmuesi anësor i Kosovës, Zymer Bytyqi, ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Turqisë.

Në ndeshjen mes Rizaspor dhe Konyaspor, anësori shqiptari ka arritur të shënojë që në fillim të ndeshjes. Pas disa goditjeve të Konyaspor, topi erdhi te Bytyqi I cili goditi saktë në minutën e 23-të për 1-0.

Megjithatë, skuadra e Bytyqit u mposht në fund me rezultat 2-1. Ky ishte goli i tretë në tri ndeshjet e fundit për klubin turk, ndërsa edhe me Kosovës shtoi një asistim ndaj Burkina Fasos.

Ai ka gjashtë gola dhe pesë asistime në këtë sezon në Superligën e Turqisë, ndëra Konyaspor po lufton për një vend në garat evropiane.

Related Articles