Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka mbajtur Dëgjimi publik lidhur me ecurinë e nxjerrjes së akteve nënligjore të parapara në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.
Muhamet Aliu, drejtor në Zyrën për qeverisje të mirë, tha se Ligjin e kanë koordinuar me të gjitha institucionet, derisa ka përmendur edhe bashkëpunimin me shoqërinë civile.
“Ligjin ne si zyre e kryeministrit e kemi koordinuar me të gjitha institucionet dhe në të njëjtën kohë bashkëpunimi ka shkuar mirë me shoqërinë civile”.
“Ne kemi pasur sfidë kur e kemi hartuar këtë dhe nuk kanë pasur gatishmëri për të buxhetuar Ligjin”.
Ndërsa kryetarja e Komisionit, Duda Balje ka pyetur përfaqësuesin nga zyra e kryeministrit se a i kanë bërë analizat financiare për këtë Ligj.
Balje ka kërkuar nga përfaqësuesit e ministrisë së Arsimit që të verifikoj edhe shkollat në të cilat kanë vështirësi për pjesëmarrje fizike nxënësit me nevoja të veçanta.