Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht për largimin e Antonio Contes.
Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi, ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Klubi londinez bëri të ditur gjithashtu se Cristian Stellini do të udhëheq skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmës trajner.
Kryetari i klubit të Tottenhamit, Daniel Levy, tha se tani duhet të synohet për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
“Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje në Premier League dhe kemi një luftë në duart tona për një vend në Champions League. Të gjithë duhet të bashkohemi. Të gjithë duhet të rriten për të siguruar përfundimin më të lartë të mundshëm për klubin tonë dhe mbështetësit e mahnitshëm dhe besnikë”, tha Levy.