FC Malisheva ka njoftuar se ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër me mbrojtësin Arbër Pira, shkruan Gazeta Enigma.
Arbër Pira i cili luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ka qenë startues i padiskutueshëm në formacionin e Arsim Thaqit.
27-vjeçari në sezonin e kaluar ka bërë 28 paraqitje në Superligë duke shënuar nëj gol dhe një asistim.
Kujtojmë që deri më tani Malisheva ka transferuar Fiton Hajdarin dhe Qlirim Avdullin./GAZETA ENIGMA/