Vllahiu: Duhej të flitej nëse Kosova do ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe jo nëse do të hiqen vizat ose jo

Vllahiu: Duhej të flitej nëse Kosova do ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe jo nëse do të hiqen vizat ose jo

Analisti politik, Arbër Vllahiu, ka thënë se është ironike që liderët e sotëm politikë duhet të merren me çështjen e liberalizimit të vizave që do të duhej të ndodhte vite më parë.

Ai tha se sot do të duhej të flitej nëse Kosova do ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe jo nëse do të hiqen vizat ose jo.

Madje, Vllahiu në “Rubikon” të Klan Kosovës tha se është nonsens që njerëzit që e kanë bllokuar procesin e liberalizimit të vizave para disa vitesh sot ankohen pse Kosova është vendi i vetëm në rajon me këtë regjim.

“Ironia e fatit apo fati ironik është që njerëzit që sot janë liderë politikë në Kosovë do të merren me punën që është dashur të kryhet para 6-7 vjetëve, atëherë kur e kanë bllokuar. Në vend të liberalizimit të vizave do të duhej të flisnim për çështjen e anëtarësimit ose të vendit kandidat në BE sikur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që e ka sot këtë çështje”.

“Sikur ta kishim folur këtë çështje do të ishte shumë e kuptueshme, por të flasim sot për liberalizimin e vizave me njerëzit që e kanë bllokuar para 6-7 vjetëve dhe që sot thonë që kemi arritur që t’i bindim një pjesë të madhe të shteteve të BE-së dhe kanë treguar një vullnet të mirë për ta mbështetur Kosovën në liberalizimin e vizave është nonsensi më i madh. Është nonsens për arsye se për procesin e liberalizimit të vizave ka disa vende që e kanë bllokuar – Skandinavia dhe vendet e Vishegrad grupit nuk e kanë bllokuar asnjëherë”.

“Këta njerëz që sot vajtojnë në Bruksel për liberalizim të vizave janë bllokuesit e saj. Problemi më i madh i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor e ka një emërues të përbashkët – nuk ka sundim të ligjit, problemet janë të konflikteve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të ngjashme”.

Related Articles