Arijanet Muric edhe zyrtarisht është një portier i ri i skuadrës angleze Burnley.
Reprezentuesi kosovar ka kompletuar transferimin e përhershëm te Burnley, por që tarifa e transferimit nuk është zbuluar nga klubi anglez.
23-vjeçari bëhet transferimi i tetë në këtë afat kalimtar nga Burnley që po udhëhiqet nga trajneri belg Vincent Kompany.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi po pres të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj dhe të filloj stërvitjen”.
“Unë jam 23 vjeç tani kështu që ndjej se ështv koha e duhur për të vazhduar edhe më tej dhe pres me padurim sezonin e ri”, deklaroi Aro Muric në prezantimin e tij.
Ndërkohë për transferimin e reprezentuesit kosovar ka folur edhe legjenda belge Vincent Kompany.
“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Aro Muric në skuadrën tonë. Ai është një portier që ka bërë përparim të madh gjatë viteve të fundit dhe ne shpresojmë që ai mund të vazhdoj me araqitje të mira edhe në Burnley”.
“Ai është një portier i gjatë dhe i fortë që ka shumë cilësi dhe është një ndihmë shtesë për ekipin tonë”, deklaroi Kompany.