Zyrtare: Boatengu i bashkohet Shaqirit në Lyon

Zyrtare: Boatengu i bashkohet Shaqirit në Lyon

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, i është bashkuar Lyonit si lojtar i lirë të mërkurën.

Te gjiganti francez, mbrojtësi gjerman do ta gjejë Xherdan Shaqirin, me të cilin dikur ishin shokë skuadre në Bayern Munich.

Boateng mbeti pa klub për disa muaj, që prej 30 qershorit kur i mbaroi marrëveshja me kampionin e Gjermanisë, i cili kishte vendosur të mos ia vazhdonte kontratën.

Për 32-vjeçarin është përfolur se mund të kthehet në Premierligë, por Lyoni e fitoi garën për të ndaj disa klubeve.

Lyoni, që para dy javësh e bleu Shaqirin nga Liverpooli, njoftoi se ka nënshkruar edhe me Boatengun.

“Olympique Lyonnais njofton me kënaqësi të madhe mbërritjen e mbrojtësit të Gjermanisë Jerome Boateng”, thuhet në njoftimin e Lyonit.

“I lirë nga kontrata që prej 1 korrikut, pas 10 vjetëve në Bayern Munich, fituesi i Kupës së Botës më 2014 dhe dy herë kampioni i Ligës së Kampionëve ka nënshkruar me OL për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2023”, thuhet tutje në njoftim. 

Shaqiri e Boateng kanë luajtur së bashku te Bayerni, pikërisht në periudhën e shkëlqimit maksimal të skuadrës Bavareze, duke fituar të gjitha trofetë e munshëm nw Bundesligw pwr disa vite me radhw, përfshirë edhe Champions League, nw vitin 2013, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles