Qeveria ndanë 124,888.44 euro për dy projekte në Mitrovicë

Qeveria ndanë 124,888.44 euro për dy projekte në Mitrovicë

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë për Mitrovicën 124,888.44 euro financim për dy projekte, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin, e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ai, ka shkruar se për këtë edhe kanë aplikuar, ku edhe kanë fituar.

Bahtiri, ka bërë të ditur se sot kanë nënshkruar edhe marrëveshjen me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin për zgjerimin e ndriçimit në lagjen “2 Korriku”, lagjen “Fidanishte” dhe për Koshtovë.

Postimi i tij i plotë:

Aplikuam, u vlerësuam dhe fituam financim për dy projekte nga Qeveria Kurti

Bazuar në raportin e komisionit për vlerësim të kritereve si dhe natyrën e projekteve, Qeveria e Kosovës sot na ka ndarë 124,888.44 euro financim për dy projekte në Mitrovicë.

Së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi nënshkruajtëm marrëveshjet për Zgjerimin e Ndriçimit në lagjen “2 Korriku”, lagjen “Fidanishte” dhe për Koshtovë.

Nuk na duhet edhe shumë që të mbulojmë gjithë Mitrovicën me ndriçim, pasi rrugët tanimë lidhin secilin skaj dhe krah të qytetit e fshatrave.

Ky bashkëpunim dhe Terminali Shtetëror në Trepçë, janë një fillim i mbarë për zhvillimin e Mitrovicës nga Qeveria Kurti.

Related Articles