Zyrtare: Chelsea është skuadra e vetme kampione e botës, FIFA i “heq” titujt e mëparshëm

Zyrtare: Chelsea është skuadra e vetme kampione e botës, FIFA i “heq” titujt e mëparshëm

Skuadra e Chelseat ditë më parë u shpall kampione e botës për klube, pasi mposhti në finale PSG-në me shifrat 3:0.

FIFA sot ka zyrtarizuar se Blutë e Londrës janë skuadra e vetme deri tani që kanë fituar Kupën e Botës për Klube.

Më herët kishte ekzistuar ky kompeticion, por të gjitha titujt e fituar nga skuadrat e ndryshme, nuk nënkuptojnë më që kanë qenë kampione të botës. Por, vetëm një trofe i quajtur “FIFA Intercontinental Champions”.

Skuadra që kishte fituar më shumë tituj në histori, është Real Madridi (5), i ndjekur nga Barcelona (3).

Kujtojmë që ky format i ri nga FIFA do të mbahet çdo katër vjet.

Related Articles