Zyrtare: Drita mëson emrin e kundërshtarit në Ligën e Konferencës

Zyrtare: Drita mëson emrin e kundërshtarit në Ligën e Konferencës

Nënkampionia e Kosovës, Drita ka mësuar emrin e skuadrës që të përballet në rundin e parë në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga  Gjilani do të përballet me skuadrën nga Finlanda, Inter Turku në rrethin e parë të Ligës së Konferencës.

Kujtojmë që shorti është tërhequr në Nyon të Zvicrës me fillim nga ora 13:00.

Duelet e para të këtij raundi kualifikues të Ligës së Konferencës do të luhet më 7 korrik kurse ato të kthimit pas një jave./GAZETA ENIGMA/

Related Articles