Zyrtare: Finalja e Kupës në Itali do të luhet me tifozë

Zyrtare: Finalja e Kupës në Itali do të luhet me tifozë

Gjithçka është bërë zyrtare ditën e sotme, teksa është vendosur që finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Atalantës dhe Juventusit do të luhet në prani të tifozëve.

Lajmin e bëri të ditur vetë zëdhënësi i federatës në Itali, Luggi De Siervo, duke konfirmuar prezencën e 20% të kapacitetit të “Mapei Stadium”, por gjithçka do të bëhet nën masa të rrepta sigurie anti-COVID.

“Krahasuar me tenisin ku përdorimi i një maske është i mjaftueshëm, është parashikuar një protokoll më i rreptë për stadiumet e futbollit për atë që është pritja e sjelljeve të caktuara të tifozëve”, u shpreh De Siervo.

Tifozët duhet të kenë një kartë vaksinimi, një tampon të bërë jo më parë se 48 orë dhe testin që kanë kaluar Covid-19 në të paktën 6 muajt e kaluar. Ndërkohë finalja mes dy ekipeve do të luhet në datën 19 maj dhe priten të jenë të pranishëm 4300 spektatorë.

Related Articles