Fisnik Asllani është lojtar i ri i përfaqësueses së Kosovës.
Është kryetari i FFK-së, Agim Ademi, që e ka prezantuar Asllanin gjatë ceremonisë “Laureatët 2023”.
Asllani është 21-vjeçar dhe po luan për Austria Vjenën, është i huazuar nga Hoffenheimi, ku nuk ka arritur të stabilizohet në ekipin e parë, raporton Gazeta Enigma.
Asllani luan në sulm, ndërsa është paraqitur për U17 të Kosovës. Më pas ishte te Gjermania U18 dhe U20. Tani është vënë në shërbim të Kosovës, por e pret konkurrencë e madhe.
“Jam shumë i lumtur që më ka ardhur mundësia për të luajtur për Kosovën. Jam i lumtur për familjen time që më ka qëndruar gjithmonë afër, faleminderit edhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Jam shumë i lumtur”, deklaroi Asllani në ceremoninë e shpalljes së më të mirëve në futbollin kosovar.