Mbrojtësi Wesley Fofana është edhe zyrtarisht lojtari i Chelseat, pasi të mërkurën kompletoi transferimin e tij nga Leicesteri.
Fofana ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare me Blutë e Londrës.
21-vjeçari u shpreh tejet i lumtur me kalimin në “Stamford Bridge”.
Ai është transferimi i tretë në repartin defanziv për skuadrën e Thomas Tuchel këtë afat kalimtar, pas Kalidou Koulibalyt dhe Marc Cucurellas.
Transferimi i tij vlerësohet rreth 75 milionë euro, ndërsa nëse aktivizohen bonuset, mund të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë ndonjëherë në futboll.
Fofana u transferua te Leicesteri dy sezone më parë.
Welcome, Wesley! ????#FofanaIsChelsea— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 31, 2022