Ndeshja e xhiros së 23-të në Ligën e Parë (Grupi B) mes KF Vjosa dhe KF Fushë Kosova e përfunduar me rezultatin 1-0, është regjistruar me rezultat 3-0 në favor të Fushë Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Futbollisti i KF Vjosës, Ideal Ademaj, është aktivizuar pa të drejtë loje.
Më poshtë e gjeni vendimin e plotë:
V E N D I M
Miratohet si e bazuar – Ankesa e Klubit të Futbollit “Fushë Kosova“ dhe ndeshja e javës së 23-të e Ligës së Parë të Kosovës – Grupi (B) ndërmjet KF “Vjosa” – dhe KF “Fushë Kosova” e përfunduar me rezultat 1:0 në fushë, për KF “Vjosa“ regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Fushë Kosova”.
A r s y e t i m
Komisioni i Garave në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 25.04.2023 ,me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF “Vjosa” – KF “Fushë Kosova“ e vlefshme për javën e 23-të të Viva Fresh Ligës së Parë të Kosovës Grupi (B), konstatoi se KF “Fushë-Kosova” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes në këtë ndeshje të lojtarit të KF “Vjosa“ – Ideal Ademaj – me nr . licence-15.dhe me ID.-nr. 015378M05, për shkak se lojtari është aktivizuar pa të drejtë në lojë me datë: 23.04.2023 dhe sipas protokolit zyartar ndeshja ka filluar në ora: 15.00. I njëjti lojtar një ditë më parë, konkretisht me datë, 22.04.2023 është aktivizuar në lojë në kuadër të javës së 24-të rangu garues për kategorinë e juniorëve U-19, e cila ndeshje ka filluar në ora 13.30 dhe ka pasë detyrim që javën e 23 në Ligën e Parë të mos aktivizohet në lojë (pushojë).
Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:
Për Komisionin e Garave, sipas nenit 71 paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbush të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.
Komisioni i Garave pas shikimit të protokoleve zyrtare të të dy ndeshjeve si prova të vlefshme dhe fakteve kryesore për vendimmarrje, ka vërtetuar se lojtari i lartëtheksuar pa të drejtë është aktivizuar në lojë në minutën 90+ , respektivisht është regjistruar në protokolin zyrtar të ndeshjes në javën e 23-të të Ligës së Parë ndërmjet KF “Vjosa“ – KF “Fushë Kosova”, kështu që ka bërë shkelje të nenit 51, paragafi 4 të Rregullores së Garave: Nëse klubi luan në ndeshje publike me lojtar i cili brenda njëzetë e katër orëve (24) ka luajtur më parë do të konsiderohet si paraqitje e pa rregullt e lojtarit dhe ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 për parashtuesin e ankesës; nenit 77-të paragrafi 1 pika 5 të Rregullores së Garave: Ka lojtar të evidentuar (shënuar) në protokolin zyrtar të ndeshjes (pa marrë parasysh se a është aktivizuar në lojë) përkundër që lojtari nuk i ka plotësuar kushtet e përcaktuara me këtë rregullore dhe /ose nuk ka pasur të drejtë loje; si dhe nenit 58, paragrafi 1, pika F të Rregullores Disiplinore: Kur brenda 24 orëve lojtari është paraqitur edhe në një ndeshje tjetër zyrtare; prandaj ankesa e KF “Fushë Kosova” – Miratohet si e bazuar dhe ndeshja e javës së 23-të KF “Vjosa” – KF “Fushë Kosova“ regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Fushë Kosova“.
Nga theksimet e lartëshenuara e vendos si në dipozitv .
Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Kryetari i Komisionit të Garave
Abdyl Bellopoja