Ish-trajneri i Sport Club Gjilani tashmë me detyrë të re.
Gentjan Mezani është prezantuar edhe zyrtarisht si timonier i klubit Bylis nga Ballshi në Kategorinë Superiore në Shqipëri.
Mezani e ka pasuar trajnerin Nevil Dede, i cili ka dhënë dorëheqje ditë më parë.
Ish-trajneri i “Skifterave” në Kosovë do ta drejtoj klubin ballshiot në objektivat drejt qëndrimit në elitë.
Njoftimi i Bylisit: Pas dorëheqjes së trajnerit Nevil Dede, FK BYLIS ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri Gentjan Mezani.
Trajneri Mezani ka eksperiencë në drejtimin e shumë ekipeve tona të Superiores, por edhe në elitën e futbollit kosovar.
FK BYLIS i uron mirëseardhjen trajnerit të ri Mezani dhe njëkohësisht falënderon Nevil Deden për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë.
Puna vazhdon, më të bashkuar se kurrë në realizimin e synimeve tona.
Kujtojmë që Mezani e udhëheqi Gjilanin në dy etapa, në atë të parën e dërgoi në Ligën e Evropës, ndërkohë në edicionin e shkuar e shpëtoi nga rënia. /Gazeta Enigma
ZYRTARE: Gentjan Mezani prezantohet te ekipi i njohur
![ZYRTARE: Gentjan Mezani prezantohet te ekipi i njohur](https://gazetaenigma.com/wp-content/uploads/2025/02/1-6.jpg)