Zyrtare: Graham Potter trajneri i Chelseat

Zyrtare: Graham Potter trajneri i Chelseat

Chelsea ka konfirmuar Graham Potter si trajnerin të ri, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me të.

Blutë e Londrës e shohin Potterin si një nga trajnerët më emocionues në lojë, ndërsa nënvizojnë se ka bërë karrierë edhe në Suedi përpara se të kalonte në Angli, ku është tash e katër sezoneve të fundit.

47-vjeçari njihet për futbollin e tij sulmues dhe fitues.

“Kjo është dëshmuar te Brighton & Hove Albion, ku ai arriti sukese me këtë klub duke zënë një pozitë historike për ta”.

“Potter njihet edhe si trajner fleksibël në taktika dhe formacione, duke qenë një hap përpara kundërshtarëve”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

Ai ka nënshkruar për pesë vite kontratë më Chelsean, të cilët e largua dje Thomas Tuchelin. 

Related Articles