Zyrtare: Ilir Daja vazhdon me Ballkanin

Zyrtare: Ilir Daja vazhdon me Ballkanin

Tashmë është gjithçka zyrtare. FC Ballkani dhe Ilir Daja do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi kampion i Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Ashtu siç kemi bërë të ditur në fund të muajit shkurt, profesor Ilir Daja do të jetë pjesë e jona, së paku edhe për dy vjet. Të gjitha planet e klubit për këtë periudhë kohore, lidhen me projektin e përbashkët me trajnerin tonë. Çdo formë tjetër që po merr jehonë në media, mbetet thjeshtë spekulim, me qëllime dashakeqe ndaj klubit”, thuhej në njoftim.

Related Articles