Klubi i Interit e ka konfirmuar transferimin e një portieri gjatë ditës së sotme.
Alex Cordaz është prurja më e re e “Nerazzurrëve”.
38-vjeçari i bashkohet Interit në një kontratë njëvjeçare.
Cordaz nisi karrierën tek Interi gjatë vitit 2002, për t’u larguar më pas në skuadrën e Spezias.
Cordaz ka luajtur edhe për klube si, Treviso, Cittadella, Parma dhe Cortone (së fundmi).