Zyrtare: Kosova do të luajë miqësore ndaj Komorosit dhe Gambisë, do të ftohen lojtarët e Superligës

Zyrtare: Kosova do të luajë miqësore ndaj Komorosit dhe Gambisë, do të ftohen lojtarët e Superligës

Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Komorosit dhe Gambisë në muajin qershor, kjo konfirmohet nga FFK’ja.

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar para pak çastesh se ndeshja ndaj Komorosit dhe Gambisë do të luhet në Antalia, e që do të përbëhet kryesisht nga lojtarë të Superligës së Kosovës.

Ja njoftimi:

“KE diskutoi edhe për ndeshjet miqësore të Kombëtares A dhe FFK-ja ka arritur pajtueshmëri që më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” ta zhvillojë një ndeshje me Kombëtaren e San Marinos, ndërsa më 4 qershor me Kombëtaren e Kazakistanit, po ashtu në kryeqytet.  Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me Kombëtaren Komorosit dhe të Gambisë.

KE shqyrtoi edhe Ankesat  dhe Parashtresat drejtuar  këtij organi”, shkruan FFK ne faqe zyrtare.

Related Articles