Zyrtare: Lumbardh Dellova kalon te Ballkani

Zyrtare: Lumbardh Dellova kalon te Ballkani

Mbrojtësi Lumbardh Dellova që u largua nga Hajduk Spliti para disa ditësh, menjëherë është bërë me skuadër të re.

Dellova ka nënshkruar me Ballkanin e Suharekës për tri vite.

“Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë që pas një periudhe të gjatë të negocimeve të prezantojë mbrojtësin, Lumbardh Dellova”

“23 vjeçari që u shpall kampion me Prishtinën sezonin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar , nga dita e sotme do të mbrojë ngjyrat e ekipit tonë”.

Të dashur tifozë ???????? ???? Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë që pas një periudhe të gjatë të negocimeve të prezantojë…Posted by FC Ballkani on E mërkurë, 22 dhjetor 2021

Dellova ka firmosur një kontratë për 3 vite me Ekipin tonë dhe është një armë e fortë që na shtohet në mbrojtje. Dellova më parë  është aktivizuar me ekipe si Liria, Prishtina dhe Hajduku Splitit prej ku bashkohet në radhët tona”.

“Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mbrojtësit më të ri dhe shumë suksese me ekipin tonë. Mirësevjen kampion“, shkruan faqja e Ballkanit.

Prishtina dhe Drita kishin shfaqur interesim për Dellovën, por lojtari ka zgjedhur Ballkanin.

Related Articles