Klubi Futbollistik “Malisheva” është përforcuar me transferimin e futbollistit Medin Bajrami.
Skuadra nga “Liman Gegaj” kanë zyrtarizuar transferimin e futbollistit shqiptar që vjen nga klubi shqiptar, KF Renova.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të Superligës së Kosovës në futboll.
“Kemi kënaqësinë të konfirmojmë se kemi kompletuar transferimin e Medin Bajramit nga KF Renova e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin zyrtar.
24-vjeçari gjatë karrierës së tij më parë ka qenë pjesë edhe e Belasica në Maqedoninë e Veriut, Mariborit e Draa Ptujit në Slloveni.
/Gazeta Enigma/