Klubi i Ligës së Parë, FC Suhareka është duke vazhduar me përforcime në afatin kalimtar të verës, shkruan Gazeta Enigma.
Suheraka ka bërë të ditur se ka transferuar sulmuesin Mevlan Zeka.
Zeka i bashkohet Suharekës pasi u largua nga SC Gjilani si lojtar i lirë.
FC Suhareka nuk ka bërë të ditur se për sa vite ka nënshkruar kontratë me Zekën, mirëpo me transferimin e tij presin që t’i realizojnë objektivin e vetëm që është për sezonin e ardhshëm me u inkuadru në Superligën e Kosovës.
FC Suhareka bën gara në Ligën e Parë Grupi A.
Përveç Zekës, Suhareka sot ka bërë të ditur edhe transferimin e Yll Hoxhës. /GAZETA ENIGMA/