Mirlind Daku është larguar nga klubi kroat, Osijek dhe ka kaluar te skuadra sllovene, Mura.
Sulmuesi gjilanas është huazuar te klubi slloven nga Osijeku deri në fund të edicionit.
Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë e lëshuar nga klubi, Mura që bën gara në elitën e futbollit në Slloveni.
“Mirlind Daku është lojtar i ri i Muras. Sulmuesi nga Kosova do të jetë në huazim deri në fund të sezonit”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e klubit.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës këtë edicion luajti në 12 ndeshje për Osijekun, duke shënuar tre gola.
Ai kontribuoi me një gol në tre ndeshje të tjera të kompeticionit të Kupës.
I riu nga Gjilani kaloi të Osijeku nga Llapi, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Kukësi, Ballkani e Hajvalia.