Redon Ismajli është lojtari më i ri i Partizanit. Demat përforcojnë mesfushësn me një element cilësor, i cili vjen nga skuadra e Gjilanit.
21-vjeçari i është bashkuar menjëherë të kuqve në stërvitje, teksa është vënë nën urdhrat e Orges Shehit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin. Mesfushori 21 vjeçar, i cili sëfundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ismaili pjestar i përfaqësueses U-21 të Kosovës i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë”, ka shkruar Partizani.