ZYRTARE: Pas 13 viteve, futbollisti i njohur largohet nga Ballkanit

ZYRTARE: Pas 13 viteve, futbollisti i njohur largohet nga Ballkanit

Ekipet e Superligës së Kosovës në futbollit kanë filluar të përgatitet maksimalisht për garat evropiane, por edhe për edicionin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë, shkruan Gazeta Enigma.

Kampioni i Kosovës, Ballkani, tashmë është duke menduar për largimet dhe prurjet tek skuadra.

Së fundmi, futbollisti i njohur Ramiz Bytyqi ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Ballkanit.

Ai e ka falënderuar presidentin e klubit, tifozët dhe gjithë trajnerët të cilët ka punuar.

Më poshtë e gjeni postimin e tij:

Të dashur miq dhe dashamir të mi dhe të skuadrës së Ballkanit. 

Nga sot nuk do jem pjesë e Ballkanit. 

E falënderoj president Arsim Kabashin  , tifozët Xhebrailat , falënderoj trajnerët me të cilët punova, shokët e skuadrës dhe çdo njeri që e rrethon këtë klub . 

Jam krenar që për 13 vite luftova dhe mbrojta ngjyrat e qytetit tim duke dhënë gjithçka nga vetja sa herë më është dhënë mundësia .

 Tani po largohem me koken lart duke realizuar ëndrrën time e të çdo qytetari te Suharekes , me fitimin e titullit kampion .

Mirupafshim Suharek Faleminderit per gjithqka .

Related Articles