Suhareka ka konfirmuar se Qendrim Kida është larguar nga posti i trajnerit.
Klubi nga Theranda pësoi humbje 2-1 në shtëpi nga Gjilani në kuadër të javës së 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
“FC Suhareka shpreh mirënjohjen më të thellë për trajnerin Qendrim Kida për përkushtimin, punën dhe pasionin që ka dhënë për ekipin tonë. Gjatë kohës së tij në krye të skuadrës, ai ka sjellë disiplinë, profesionalizëm dhe një frymë të fortë ekipore, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e klubit”, thuhet fillimisht në komunikatën e klubit.
“Pavarësisht sfidave dhe rezultateve, përkushtimi i tij ndaj ekipit ka qenë i padiskutueshëm. Ne e vlerësojmë çdo përpjekje dhe çdo moment të kaluar së bashku dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm”.
“Faleminderit, Mister! FC Suhareka do të të jetë gjithmonë mirënjohëse!”, përfundon njoftimi.