Zyrtare: Sadio Mane te Bayerni deri në vitin 2025

Zyrtare: Sadio Mane te Bayerni deri në vitin 2025

Sadio Mane ka kompletuar transferimin e tij te Bayern Munichu nga Liverpooli, për një shumë rreth 32 milionë euro plus bonuse, ka konfirmuar klubi gjerman të mërkurën.

Mane ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me Bayernin.

Senegalezi ishte pjesë e Liverpoolit për gjashtë sezone, kur u transferua nga Southamptoni.

Ai fitoi pothuajse gjithçka çka mund të fitohet në nivel klubi.

Në 269 paraqitje me Liverpoolin, Mane shënoi 120 gola dhe dha 38 asiste.

Related Articles