Redon Ismaili është rikthyer në skuadrën e Gjilanit, pas huazimit te Vllaznia e Pozheranit.
Sport Club “Gjilani” e ka prezantuar Ismailin përmes një video fenomenale të publikuar në faqen zyrtare.
Pjesë e prezantimit në videon rreth 50 sekondëshe ishte edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.
“Mirëse u ktheve Redon Ismaili. Sfidë e re, ambient i njëjtë”, thuhet në postimin zyrtar të Gjilanit.
Ismaili është prodhim i klubit “kuqebardhë”, ndërsa te Gjilani vije nga huazimi.
Në fakt, Ismaili është i pari që i është bashkuar klubit gjilanas në këtë afat kalimtar të janarit.