Klubi i Kategorisë së Dytë, Shkumbi, bëhet i pari që i beson drejtimin e skuadrës së meshkujve një trajnereje femër.
Në një njoftim në rrjetet sociale, Shkumbini bën me dije se ka larguar vetëm pas 26 ditësh trajnerin Vladimir Gjoni dhe deri në gjetjen e një trajneri të ri, drejtimin e skuadrës do e marrë ndihmëstrajnerja turke Ilknur Aktash.
Drejtuesit e Shkumbinit njoftojnë se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vladimir Gjoni duke e falenderuar për kohën e tij në dispozicion të ekipit si dhe i urojnë suksese në punën e tij të mëtejshme. Deri në emërimin e trajnerit të ri drejtimi pankinës do t’i besohet trajneres turke Ilknur Aktash”, njoftojnë peqinasit.
Ilknur Aktash bëhet kështu trajnerja e parë femër që punon në një skuadër meshkujsh në Shqipëri, ndërsa vetëm disa muaj më parë u afrua në Peqin për të qenë pjesë e Akademisë së klubit.