Stivi Frashëri edhe përfundimisht është larguar nga rradhët e skuadrës kampione të Kosovës, Ballkani, te e cila skuadër u transferua gati dy vite më parë nga rradhët e Teutës.
Frashëri dhe Ballkani nuk arritën të mirren vesh për vazhdimin e bashkëpunimit, duke ndarrë rrugët pas dy sezoneve mjaft të suksesshme, në të cilat skuadra nga Suhareka arriti të shpallet kampione e Kosovës, dhe gjithashtu për herë të parë në historinë e futbollit kosovar të luaj në grupet e Ligës së Konferencës.
Lajmin për këtë ndarje e ka konfirmuar vetë portieri shqiptar, duke i uruar suksese edhe në të ardhmen, tashmë ish klubit të tij, Ballkanit.
“U afrova si kampion dhe si i tillë po ju lë. Pas kaq shumë suksesesh në një kohë kaq të shkurtër vjen dita që duhet të hedh një hap dhe të provoj një aventurë të re. Falënderojë presidencën, në veçanti Nderim Nexhipin, Idriz Hajrizin për mbështetjen dhe përkrahjen që më kanë dhënë gjatë këtyre dy viteve. Falënderim i madh shkon edhe për ‘Xhebrailat’. Me keqardhje po lë pas vëllezër, miq dhe shok shumë të mirë dhe me zemër ju uroj suksese sa më lart në arenat ndërkombëtare dhe kudo”, ka shkruar Frashëri, në vend të të cilit, drejtuesit e Ballkanit ditë më parë angazhuan ish portierin e kombëtares shpresa të Shqipërisë, Andrea Hoxha.
Frashëri bëhet kështu futbollisti i katërt që largohet nga rradhët e Ballkanit, pas Rustem Hoxhës, Astrit Thaçit dhe sulmuesit, Van Dave Harmon.