Taulant Seferin ka nënshkruar për tri vite me klubin turk, Bodrum FK në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi i shqiptar ka nënshkruar kontratë të vlefshme për tre vitet e ardhshme, teksa klubi i tij i ri shpenzoi 1.5 milion euro për transferimin e tij.
Kujtojmë se skuadra që ka shitur kartonin e Seferit është Vorskla Poltava, pasi luante në huazim te Baniyas në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lojtari ka shkruar në rrjetet sociale për aventurën e re me klubin turk.
“Faleminderimi i Takon All-llahut qe pas nje pune te madhe dhe te palodhshme arrita qe te bej nje hap te rendesishem ne karriere duke qene tashme pjese e SuperLiges Turke “FC Bodrumspor” per 3 Vitet e ardhshme. Faleminderit Familjes time dhe te gjithe atyre qe besuan tek unë”, ka shkruar Seferi.
Sulmuesi ka qenë pjesë e klubeve si Young Boys, Ëinterthur, Xamax e Tirana.