Zyrtare: Thomas Brdaric, trajneri i ri i FC Drenicës

Zyrtare: Thomas Brdaric, trajneri i ri i  FC Drenicës

FC Drenica ka zyrtarizuar sot nënshkrimin e një kontrate me trajnerin e njohur gjerman Thomas Brdarić, ish-lojtar i Bundesligës dhe trajner me eksperiencë ndërkombëtare, përfshirë Shqipërinë. Klubi e cilëson këtë hap si fillimin e një faze të re drejt futbollit modern evropian, raporton Gazeta “Enigma”.

Marrëveshja është arritur nën udhëheqjen e Dr. Thomas Wüstefeld, president i ri i klubit, dhe Faton Seferit, nënkryetar, të cilët po ndërtojnë identitetin e ri “Drenica Blut – Drenica Geist”, duke bashkuar shpirtin drenicas me profesionalizmin gjerman.

Drenica synon jo vetëm rezultate të shpejta, por edhe krijimin e një Akademie moderne, zhvillimin e të rinjve dhe ngritjen e standardeve në të gjithë rajonin.

Klubi ka bërë thirrje për mbështetje nga tifozët, institucionet dhe komuniteti biznesor, duke theksuar se me bashkim dhe përkrahje, Drenica mund të rikthehet në majat e futbollit kosovar.

Related Articles