Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka sqaruar për të gjitha palët që termini i ndeshjes basketbollistike mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, sipas Propozicioneve të Garave të FBK-së duhet të bëhet i ditur 72 orë para fillimit të ndeshjes.
Ky Komision njoftoi se duke u bazuar në këtë parim, kanë shqyrtuar kërkesën e KB Sigal Prishtina për shtyrje të ndeshjes. Kujtojmë që KB Sigal Prishtina fillimisht ka kërkuar që ndeshja të shtyhet nga termini i paraparë të enjten, në të premten më 28 prill. Sot (e martë, 25 prill) ndërkohë e ka dhënë edhe një datë alternative, për të mërkurën, 26 prill
Tutje, në këtë komunikatë thuhet se rrjedhimisht, cilido caktim i terminit për datën 26 prill, nuk është as i shqyrtueshëm, meqë afatet e këtilla nuk parashihen në Propozicione të Garave.
Duke u nisur nga situata e krijuar dhe faktet ne vijim:
Kërkesa e KB Sigal Prishtinës që ndeshja të shtyhet
Kërkesa e klubeve që ndeshjet e play-offit të zhvillohen me gjyqtarë të huaj
Mirëkuptimi që ka FBK për ndeshjet ndërkombëtare të FHK-së
Mungesa e gatishmërisë së KB Trepçës që të zhvillojë ndeshje jashtë termineve të parapara me PG
Mungesa e gatishmërisë se klubeve që të pajtohen për termin të ndeshjes e shtyrë
Gatishmëria e FBK-së që të mund të sigurojë gjyqtarë të huaj të dielën, me 30 prill