Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektorati i Punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë mbajtur konferencën kombëtare: “Drejt Formalizimit të Punës në Kosovë.
Zëvendës shefi i BE-së, Ricardo Serri me këtë rast u shpreh i shqetësuar me numrin e vdekjeve në vendin e punës. Ai më tej shtoi se janë ta gatshëm që të ofrojnë ndihmë e nevojshme në këtë drejtim, po që sipas tij është koha që institucionet të bëjnë tranzicion.
“Ne jemi këtu t’iu udhëzojmë dhe t’iu mbështesim të gjeni zgjidhje të duhura. Një problematikë është numri i aksidenteve në punë e sidomos i atyre fatale që është numër i lartë në Kosovë. Sektorët më i prekur është ndërtimi, pastaj bujqësi e prodhimtaria. Në këtë fazë nuk ka analiza sa i përket incidenteve. Nga BE-ja përpjekja jonë është të ofrojmë ndihmë sado që është e mundur”.
“Sot kemi një projekt që ka të bëjë mbështetjen sa i përket inspektoratit. Është e pamundur të mos referohemi në Covid dhe situatën që ka pasur në sigurinë e punës te njerëzit. Është arsye t’i japim fokus kualitetit të punës. Është koha të bëhet tranzicion në këtë drejtim”.
Drejtori i Inspektoratit Punës Ekrem Kastrati, tha se kanë numër të vogël të inspektorëve për të mbuluar territorin e Kosovës.
Sipas tij, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë ka punëtorë të padeklaruar, por problem i njejtë është edhe ne prodhimtari e në gastronomi.
“Duke parë që është prej sfidave të inspektoratit kemi theksuar të jetë në agjendën qeveritare. Puna e padeklaruar zë vend kyç në luftimin e këtij fenomeni. Duke e parë rëndësinë e kësaj teme atëherë edhe ne kemi bashkëpunim me ATK-ja që është ndër institucionet që na ndihmon më mënyrë që punëtorët t’i gëzojnë të drejtat në vendin e punës”.
“Puna e padeklaruar shtrihet në sektorin e ndërtimtarisë që ka zënë fill të zhvillohet në vendin tonë. Sektori i bujqësisë, por edhe prodhimtaria poashtu nuk duhet lënë anash edhe sektori i gastronomisë. Ne kemi numër të vogël të inspektorëve për të mbuluar territorin e Kosovës”.
“Tash me projektin e BE-së zhvillimi i teknologjisë informative besojmë se do të shënojmë avancim. Planet tona dhe i Qeverisë është se kemi rritur sigurinë në punë dhe informaliteti. Presim që në bashkëpunim me ministrinë të rrisim numrin e inspektorëve dhe rrisim edhe cilësinë tonë”.
Edhe drejtori i ATK, Ilir Murtezaj tha se dukuria e punësimit joformal cenon shëndetin në punë dhe se ekonomia joformale e dëmton edhe buxhetin e shtetit, raporton EO.
“Çështja e bashkëpunimit ndërinstitucional duhet të shihet edhe me partnerë dhe vetë qytetarët, bizneset ku në këtë rast duhet të ketë shkëmbin ndërkativ të informatës nga palët, bizneset e të punësuarit. Një çështje shumë e rëndësishme ka të bëjë se si ne kemi arritur besimin te të punësuarit duke i inkurajuar qytetarët të raportojnë sa i përket keqpërdorimeve”.
“Ekonomia joformale, por edhe punësimi joformal prekin edhe aktivitet e biznesit. Dukuria e punësimit joformal cenon shëndetin në punë. Jemi dëshmitar kur ndodhin edhe fatalitete në punë e që nuk mund të kenë kontrata të punës. Ekonomia joformale dëmton edhe buxhetin e shtetit. Ne si institucion jemi dëshmitar që fenomeni i punësimit joformal shkakton evazion jofiskal. Pra ne si institucion do të bashkërendojmë me inspektoratin dhe të minimizojmë evazionin fiskal të punësuarit jofromal”.