Zyrtari i qeverisë ruse paralajmëron për sanksione

Zyrtari i qeverisë ruse paralajmëron për sanksione

Një zyrtar i qeverisë ruse ka lëshuar një paralajmërim të shkurtër lidhur me sanksionet kundër vendit të tij për pushtimin e Ukrainës.

Dmitry Medvedev, një nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, po iu kundërpërgjigj një komenti të ministrit francez të financave Bruno Le Maire të martën se Bashkimi Evropian do të niste një luftë të gjithanshme ekonomike dhe financiare kundër Rusisë.

Ai shkroi në Twitter: “Sot, një ministër francez ka thënë se i shpallën luftë ekonomike Rusisë.

“Ruajeni gjuhën, zotërinj! Dhe mos harroni se në historinë njerëzore, luftërat ekonomike shpeshherë u shndërruan në të vërteta”, shkruan Skynews, transmeton Gazeta Enigma.

Medvedev shërbeu si president i vendit nga viti 2008 deri në vitin 2012, kur Vladimir Putin duhej të kalonte në postin e kryeministrit për shkak të kufizimeve të mandatit./Gazeta Enigma/

Related Articles