Zyrtari policor gjuan me armë zyrtare në Kamenicë, IPK nis hetimet ndaj tij

Zyrtari policor gjuan me armë zyrtare në Kamenicë, IPK nis hetimet ndaj tij

Për një rast të gjuajtjes me armë zjarri ku dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur së fundmi hetimet.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur ekskluzivisht se një zyrtar policor tashmë po hetohet nën dyshimin se me armën e tij zyrtare ka gjuajtur për qejf, në fshatin Kranidell në Kamenicë.

Sinjali mëson se zyrtari policor i përfshirë në këtë rast është punonjës në stacionin policor Veriu në Prishtinë.  

Sipas informacioneve të para, polici i dyshuar ishte bashkë me një shok, të cilët dyshohen se kanë shtënë rreth 10 herë me armë.

Posa Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar gëzhojat që u gjetën, ndërkohë që të dyshuarit janë shoqëruar për procedura të mëtejshme.

Të njëjtat burime thonë se ndaj zyrtarit policor ka nisur hetimet Inspektorati Policor i Kosovës, teksa rast është iniciuar edhe për të dyshuarin tjetër.

Prokurori i Shtetit ka autorizuar nisjen e hetimeve, pasi Policia ka marrë informacionet nga një qytetar, në mënyrë që të mblidhen prova që dëshmojnë në lidhje me rastin.

Related Articles