Zyrtarja amerikane i shkon Osmanit në takim, ja për çka biseduan

Zyrtarja amerikane i shkon Osmanit në takim, ja për çka biseduan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus të veçantë në nevojën për funksionalizimin e plotë dhe të qëndrueshëm të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, njofton Gazeta Enigma.

Palët gjithashtu theksuan rëndësinë e respektimit të masave të përkohshme të vendosura nga Gjykata Kushtetuese, si dhe pritjen e aktgjykimit përfundimtar, në përputhje me sundimin e ligjit dhe parimet kushtetuese.

“Në 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Presidentja Osmani theksoi se Kosova qëndron krah për krah me popullin amerikan, sot, nesër dhe gjithmonë, në mbrojtje të paqes dhe një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë”, thuhet tutje në njoftim.

“Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ata diskutuan edhe për aktivitetet që do të realizohen gjatë kësaj jave, takimet e planifikuara, si dhe pritshmëritë për to”./GazetaEnigma

Related Articles