Ministria e Shëndetësisë, ka raportuar për një tjetër ditë të zezë nga koronavirusi në Shqipëri, pasi 15 persona kanë ndërruar jetë të prekur me Covid-19.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 4,625 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 594 persona.
Lajmi i mirë është ulja e numrit të të shtruarve në spital, pasi aktualisht janë 177 persona të shtruar, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.