​Çmimi i naftës shënon rekord të ri, LDK sot dorëzon kërkesë për debat

​Çmimi i naftës shënon rekord të ri, LDK sot dorëzon kërkesë për debat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se sot do të dorëzojnë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së.

Abdixhiku ka shkruar se sot bëhen 100 ditë nga propozimi ynë i parë për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale.

“Ky propozim është refuzuar e po refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit. Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim. Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, ka shkruar ai./Gazeta Enigma/

Related Articles