​Hovenier: SHBA do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në përmes programeve ushtarake

​Hovenier: SHBA do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në përmes programeve ushtarake

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Hovenier potencoi edhe njëherë se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen për FSK-në përmes programeve ushtarake, shkruan Gazeta Enigma.

“Hovenier theksoi që SHBA-të do të vazhdojnë mbështetjen për FSK-në përmes programeve ushtarake dhe planeve zhvillimore të saj, për të cilat tashmë ka një koordinim paraprak”, thuhet në komunikatë.

Gjenerali Jashari i uroi mirëseardhje ambasadorit Hovenier në misionin e tij diplomatik dhe e ka falenderuar për mbështetjen e SHBA-ve për FSK-në që nga themelimi deri më sot.

Jashari theksoi se FSK është dhe do të jetë forcë profesionale, shumë-etnike, me vlera dhe standardet më të larta, nën kontrollin civil demokratik si dhe në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.

Bashkim Jashari e ka njoftuar ambasadorin Hovenier për planin afatgjatë të zhvillimit të FSK-së.

“Në ndërlidhje me partneritetin mes dy shteteve si dhe Programin e Partneritetit Shtetëror më Gardën Kombëtare të Ajovës, Gjeneral Jashari theksoi që SHBA si partner strategjik është jetik, dhe si Komandant i FSK-së do të punojë shumë që ky bashkëpunim të intensifikohet  edhe më tej në funksion të paqes, stabilitetit te sigurisë rajonale dhe më gjerë”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, Hovenier e çmoi faktin që FSK është shumë-etnike dhe përfaqëson përbërjen etnike të popullsisë së Kosovës.

Në ndërlidhje me ushtrimet e përbashkëta, Ambasadori Hovenier theksoi se, bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Kosovës si dhe mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen./GazetaEnigma/

Related Articles