​Ministri Latifi në Klinikën e Infektives: Thirrje qytetarëve për vaksinim dhe t’i zbatojnë masat në fuqi

​Ministri Latifi në Klinikën e Infektives: Thirrje qytetarëve për vaksinim dhe t’i zbatojnë masat në fuqi

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministri Arsim Berisha dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, të hënën në orët e mbrëmjes vizitoi në orët mbrëmjes vizitoni Klinikën e Infektivës dhe Klinikën e Pediatrisë në QKUK, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Ministri Llatifi dhe zëvendësministri i tij së bashku me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, u pritën nga drejtuesit e këtyre klinikave dhe ekipet kujdestare u njoftua për punën aty dhe trajtimin e rasteve me COVID-19.

Latifi i falënderoi mjekët dhe infermierët për punën që po bëjnë në trajtimin e të prekurve nga COVID-19 dhe u njoh me ecurinë e rasteve që po trajtohen aty.

Ndërsa, Arben Vishaj, drejtoir i Infektivës u njoftua se brenda 24 orëve të fundit në këtë klinikë ka pasur shtatë raste të pranuara me COVID-19 dhe gjashtë të shëruar, derisa nga 54 pacientë sa aktualisht janë në këtë klinikë, katër prej tyre janë në mjekimin intensiv.

Tutje në Klinikën e Pediatrisë, drejtoresha Violeta Grajçevci Ukaj tha se për momentin në klinikë janë duke u trajtuar 4 fëmijë me COVID-19 dhe se personeli është I organizuar për të menaxhuar rastet.

Ministri Latifi tha se puna e profesionistëve shëndetësor është një shembull i përkushtimit për ta menaxhuar sa më mirë çdo rast me COVID-19 dhe bëri thirrje popullatës që të vaksinohen dhe t’i zbatojnë masat në fuqi me qëllim që punë e mantelbardhëve të lehtësohet./Gazeta Enigma/

Related Articles