Policia e Kosovës kërkon kujdes nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Në profilin e tyre në Facebook ata kanë njoftuar për gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës, ku edhe kanë kërkuar nga drejtuesit e automjeteve të jenë vigjilent dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara që të shmangim aksidentet rrugore.
Tutje kanë shkruar se “reshjet e vazhdueshme të borës nëpër rrugët e vendit, potencialisht mund të paraqesin vështirësi në qarkullim duke zvogëluar dukshmërinë apo duke krijuar rrethana të pafavorshme për drejtuesit e automjeteve”.
“Policia e Kosovës kërkon dhe apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më vigjilent dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugët tona në mënyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore”.
Angazhime policore janë në proces për të garantuar rrjedhshmëri të trafikut dhe për të parandaluar aksidentet./Gazeta Enigma/