​Policia në aksion në parandalim të aksidenteve në Ferizaj

​Policia në aksion në parandalim të aksidenteve në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aksionet e saja në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me synim parandalimin të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Sipas Policisë, ky aksion po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor e Ferizajt në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj në rrugët magjistrale dhe lokale në tërë rajonin Ferizajt.

Patrulla e policisë me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje dhe për çdo kundërvajtje që shkaktojnë shoferët lajmëron patrullën tjetër me uniformë të stacionuar larg tyre dhe ndalojnë ata shofer kundërvajtës dhe u shqiptohen gjoba.

Gjithashtu një patrullë tjetër me automjet dhe rroba civile identifikon kundërvajtësit e ndryshëm në lëvizje , nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 317 gjoba

Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 27 gjoba

Heqje e patentë shoferit 27

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 50 gjoba

Kalimi i afatit të regjistrimit, 97 gjoba

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 77 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 232 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 756 gjoba

Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 1110 gjoba.

Gjithsej, 2666 gjoba

“Policia fton qytetarët për bashkëpunim dhe për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në komunikatë. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles